Gazi i partisë bëhet gazi i botës me firmat e falaifikuara të delegatëve

Në pamundësi për të mbledhur firmat për anti-Kuvendin e datës 18 dhjetor, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë bërë delegatë të PD edhe drejtorët e Rilindjes. 

Ina Zhupa lexoi sot emrin e Gëzim Pashës nga dega e PD në Mat, si delegat që ka firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Por, Gëzim Pasha nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike prej vitesh, pasi është emëruar drejtor në Bashkinë e Matit e drejtuar nga Agron Malaj i PS, raporton syri.net.
 Pasaktësi të panumërta në emrat e delegatëve që janë publikuar nga Bardhi.
Një numër i madh delegatësh mohojnë që të kenë firmosur për 18 dhjetorin, ndërsa pohojnë se do të jenë të pranishëm nesër në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në mjaft degë është fryrë numri i delegatëve në krahasim me mbledhjen e fundit të Kuvendit Kombëtar të datës 17 korrik.

Ajo që ra në sy gjatë leximit të emrave nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ishte fakti se emrat e delegatëve të pretenduar u lexuan pa përmendur funksionet e tyre në strukturat e Partisë Demokratike.

©kumtari.al

Read Previous

Ambasadori i Gjermanisë, Zingraf, nuk merr anë në debatine brendshëm në PD

Read Next

Parashikimi i motit për ditën e sotme / Rrebeshe shiu dhe stuhi