Gazi i Bashës: Berisha manipuloi referendumin në lagjen e Lulit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për publikimin e pamjeve në medie që tregojnë sipas tij manipulimin e referendumit të ish-kryeministrit Sali Berisha në degën e PD-së në lagjen e Lulzim Bashës.

Bardhi u shpreh për gazetarët se në këtë degë numri i përgjithshëm i anëtarëve është 1200, por nga 12-orë filmime në vendin ku u zhvillua referendum, u pa të futeshin në qendrën e votimit vetëm 117 persona dhe jo 760 siç u deklarua nga Berisha.

“Secili prej jush gjatë këtyre ditëve ka dëgjuar nga Berisha dhe cilido që ka vendosur interesat e tij mbi ato të demokratëve, se u realizuar një referendum ku morëm pjesën 44 mijë anëtarë.

Në fakt institucionet e PD kanë zgjedhur që në nisje të kësaj farse, për të kamufluar interesin e halleve personale, që mos të merren me këto gjëra. Kjo ka qenë arsyeja që nuk jemi marrë kurrë me asnjë proces jolegjitim. Në degën ku rezulton i regjistruar dhe zoti Basha, u pa se ça ndodhi. Sot çdo shqiptar, çdo demokratë ka parë se si nga 117 anëtarë të PD, nga rreth 190 individë që kanë hyrë brenda ambienteve ku bëheshin votimi, rezultati u pa se kishin marrë pjesë më shumë anëtarë.

Në këtë degë secili prej jush mund të shihni 12 orë filmime, nga momenti i hapjes së derës deri te procesi i fundit, në këtë proces kanë marrë pjesë më pak se 10% e anëtarëve të kësaj pjesë dege.

Ky proces u realizua njësoj në të gjitha degët e partisë. Por kemi vendosur që të heshtim në funksion të demokratëve. Me një 5-fshim apo 6-fishim, ku Berisha harton vetë listat, vetë i jep fletët e votimit, dhe i numëron, kur ky proces është manipuluar në mes të Tiranës, imagjino se çfarë është bërë në degë të tjera të Shqipërisë.

Faktet e zbuluara vetëm në një nga degët e partisë e bëjnë të qartë faktin se shumica dërrmuese të demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen. Berisha u demaskua. Në 31 vite politikë ai ka provuar se nuk vendos asgjë mbi interesin personal. Kjo tregon braktisjen dhe dëshpërimin që shtyn Berishën drejt thirrjes për dhunë dhe përplasjes mes demokratëve, duke i dhënë frymë pushtetit të Ramës.”- tha Gazmend Bardhi.

Read Previous

Loja e pisët e SPAK me inceneratorët

Read Next

Arrestohet për dhunë në familje vëllai i këngëtareve të njohura