Gazetari Koka: KESH-i i Ergys Vjerdhos 3 milionë euro vjedhje për 24 orë!

Gazetari Bledian Koka ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale kreun e KESH, Ergys Vjerdho. Koka shprehet se Ergys Vjerdho i ka kushtuar 3 milionë euro taksapaguesve shqiptarë për vetëm 24 orë.

Gazetari tregon se Vjerdho ka blerë sot energji me kosto 15 milionë euro në total për një javë dhe tenderi është hapur po sot në orën 10:00, është mbyllur në orën 13:00 dhe fituesi u shpall në orën 15:00.

Por më tej gazetari sqaron se çmimi i energjisë nesër në bursë pritet të bie, dhe në këtë mënyrë Vjerdho do iu kishte kursyer taksapaguesve shqiptarë 3 milionë euro, pasi e njëjta sasi energjie do të ishte blerë për 13 milionë euro.

“KESH-i i drejtuar nga Ergys Vjerdho vetëm sot i kushtoi taksapaguesve shqiptarë 3 milionë euro dëm. Po them dëm, për të mos thënë vjedhje. Çfarë ka ndodhur. Sot Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvilloi tender për blejren e energjisë për 1 javë (1 deri në 7 Gusht). KESH arriti të blejë vetëm vetëm një lot energji prej 28.560 Mwh me vlerë 521.47 euro, gati 15 milionë euro në total. Tenderi u hap sot në ora 10.00, u mbyll në ora 13.00 dhe në orën 15.00 u shpall fituesi.

Ndërkohë sipas bursës, nesër çmimi i energjisë do të jetë 408.28 euro për Mwh. Pra sikur Ergys Vjerdho i KESH të kishte pritur vetëm 12 orë, nesër KESH do të paguante vetëm 13 milionë euro për energjinë që ka blerë për një javë, ose më saktë 3 MILIONË EURO ME LIRË. Thënë kjo, KESH ka zhvilluar nga janari deri më sot mbi 60 tendera për blerjen e energjisë me një total prej 300 milionë euro.

Çmimi mesatar i energjisë në Janar ka qenë 204 euro për MËh. Sikur qeveria të ishte shqetësuar për krizën e energjisë dhe kursimin e parave do ta kishte blerë një fashë energjisë të sigurt që atëherë për gjithë vitin, por krizë nuk ka. Energji në treg ka plot dhe me çmim të arsyeshëm. E vetmja emergjencë që kjo qeveri ka, është grabitja e parave përmes tenderave okult dhe energjia është një thes i madh për të futur duart si taksa ashtu edhe në xhepat e shqiptarëve që pritet tu fryhen edhe më shumë fatuart e energjisë nga çakejt e Rilindjes!

p.s…po të kishte SPAK do të mjaftonte ky tender i sotëm skandaloz i KESH për ta marrë Ergys Vjerdhon brenda, për të mos thënë që po i njëjti duhet ta kishte prerë biletën me tenderat korruptiv që ka bërë në ARRSH!”-shkruan Koka në rrjete sociale.

 

Read Previous

Hakerat publikojnë on line dokumentet e iranianëve muxhahedinë të strehuar në Durrës

Read Next

AKU thirrje qytetarëve: Mos konsumoni patatinën e misrit