‘Gazetarët të bëjnë kujdes nga WhatsApp’, paralajmëron djali i gazetares që u vra ne Maltë

“Jam i tronditur nga komunikimi i zyrtarëve të qeverisë me gazetarët përmes WhatsApp,” – tha Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares që u vra në Maltë me një bombë në makinë në vitin 2017.

Teksa mori pjesë në takimin me gazetarët e rinj në Tiranë, në kuadër të Projektit “Forcimi i Standardeve të Integritetit të Medias në Shqipëri”, ai tha se e papërshtatshme që të përdoret WhatsApp si kanal zyrtar komunikimi, duke qenë se në këtë mënyrë bëhet e vështirë marrja e detajeve nga bisedat.

“Publiku ka të drejtë që të ketë qasje ndaj këtyre komunikimeve. Nëse komunikimet janë kryesisht mesazhe WhatsAppi, të cilat shpesh fshihen, atëherë nuk ka një regjistër të këtyre komunikimeve që mund të aksesojmë,” – deklaroi gazetari.

Matthew Caruana Galizia u shpreh se duhet të punohet për të përmirësuar kushtet, edhe pse qeveria përpiqet ta vështirësojë punën e gazetarëve. Sipas tij gjithçka që ndodh për të komplikuar investigimet e gazetarëve, i stepin ata për të bërë punën. Sidoqoftë, gazetari theksoi se çdo ndërhyrje në media do të marrë një kundërpërgjigje po aq të ashpër.

Ai solli në vëmendje se Shqipëria sot është shumë e ngjashme me Maltën e vitit 2017, kur u vra dhe nëna e tij, andaj ndjen një lloj qasje më të afërt me gazetarët shqiptarë të cilët vuajnë afërsisht të njëjtat problematika./Euronews

©Kumtari.al

Read Previous

Biden thotë se nuk dëshiron të ketë mbyllje këtë dimër, për të luftuar Covid

Read Next

Jep dorëheqjen kreu i PD-së në Lezhë