Gazeta Bild: Skandal! Pse fiton vetëm Messi?

Lionel Messi fiton ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë, duke vendosur një rekord që zor se do thyhet për një kohë të gjatë. 

Por lajmi u prit me reagime të përziera. Shumë komentues dhe analistë nuk mendojnë se ky ishte viti i Messit.

Më e ashpër tregohet gazeta më e madhe gjermane, Bild.
“Zgjedhje skandaloze! Lewandowski vetëm i dyti,” shkruan gazeta.

“Pse duhet të fitojë gjithmonë Messi,” vijon gazeta.

Për shumë komentues, Lewa duhej të fitonte Topin e Artë për atë që ka dhënë në fushë.

REZULTATET 
1. Lionel Messi, 613 pikë
2. Robert Lewandowski, 580 pikë
3. Jorginho, 460 pikë
4. Karim Benzema, 239 pikë
5. N’Golo Kanté, 186 pikë
6. Cristiano Ronaldo, 178 pikë
7. Mohamed Salah, 121 pikë
8. Kevin De Bruyne, 73 pikë
9. Kylian Mbappé, 58 pikë
10. Gianluigi Donnarumma, 36 pikë

Read Previous

VATRA, dega Michigan: Nuk do ta presim Ramën gjatë vizitës së tij në SHBA

Read Next

The Simpsons: Episodi i Tiananmen censurohet në Hong Kong