Garda përplaset me deputetët

Nisja e seancës plenare të kësja të enjte në Kuvend ka sjellë të njëjtën panoramë si në dy seancat e shkuara, teksa deputetë demokratë të përjashtuar nga punimet e Kuvendit por edhe të tjerë, të cilëve u ka përfunduar masa disiplinore, janë ndaluar nga oficerët e Gardës që të hyjnë në Parlament.

Në derën kryesore të Kuvendit ka pasur tension të shtuar, teksa në momente të caktuara gardistët kanë pasur kontakt fizik me deputetët Edmond Spaho, Luan Baçi dhe Luçiano Boçi, duke i shtyrë me forcë për t’u penguar hyrjen në sallë.

Për të treguar se çfarë ndodhi, deputeti Tritan Shehu është kthyer nga kamerat dhe dha mesazhin e tij duke thënë: “Ky është grusht shteti”.

Ndërkohë, deputetja Albana Vokshi e quajti të turpshëm reagimin e efektivëve të Gardës, duke dënuar atë që e quajti “ngritje e dorës” përkundrejt një deputeti.

Duhet të jenë brenda mbledhjes së byrosë. Hape rrugën. Fola me sekretaren. Çfarë po bën, mos prek deputetët me dorë. Po e bëni pis këtë kostum. Guxoni ju vini dorë mbi deputetin”, u shpreh deputetja Vokshi.

Të të vij turp, t’i the ka mbaruar Mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë. Nuk jeni Gardë por bashibuzukë. Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Jeni te Aktivisti. Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë. Mos më prek! Kë shtynë?!”, dëgjohet të thotë Edmond Spaho.

Teksa deputetët e PD-së, tentojnë që të futen brenda, deputetja e PL Monika Kryemadhi shihet teksa qëndron poshtë shkallëve, pasi e ka të pamundur të çajë mes turmës.

Ndërkohë duke qenë se ndryshe nga herët e tjera media nuk është lejuar që t’u afrohet deputetëve për të dëshmuar nga afër pamjet, deputetët kanë filmuar vetë incidentin me Gardën në hyrje të Kuvendit.

DEBATI:

Albana Vokshi: Nuk guxon Garda të ngrejë dorën ndaj një deputeti.

Luan Baçi: Po kush je ti që të na fusësh një nga një?

Gardisti: Po hë tani se nuk jeni nxënës kopshti!

Luan Baçi: Po nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë. Hape derën të futen se nuk më merr aty ore.

Albana Vokshi: Ooooo, ça po bëni ore. Mos e prek një deputet me dorë.

Luan Baçi: Nuk kemi nevojë për ndjesën tuaj. Jeni kthyer në patronazhistë të gjithë. Je patronazhist, je palo djalë. Kë shtyn ti. T’ju vijë turp.

Luçiano Boçi: Jemi njerëz. është i operuar tjetri. Doni raport mjekësor këtu. Po na e keni bërë sikur po futemi në “Alkatraz”. Bëni dhe pis kostumin e famshëm të Gardës.

Albana Vokshi: Nuk e keni mirë kështu, guxoni ju që të vini dorë mbi deputeti

Read Previous

Byroja e Kuvendit rrëzon ankimin e deputetëve të PD

Read Next

Luçiano Boçi: Rama si Enver Hoxha, ndërpret marrëdhëniet me SHBA