Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Nga Klodian Tomorri

Abstenimi i opozites ne votimin e projektligjit per Eurobondin eshte gabim i rende politik. Justifikimi se nuk mund te votohet kunder marreveshjeve nderkombetare eshte i rreme. Eurobondi eshte nje operacion i paster tregtar dhe nuk ka asnje lidhje me marreveshjet nderkombetare.

Justifikimi tjeter se edhe ne 2015-en opozita nuk ka votuar kunder serish nuk qendron. Ne 2015-en opozita nuk mori pjese fare ne votimin per Eurobondin. Bojkoti eshte nje veprim shume me i forte se abstenimi. Sepse ne bojkot ti nuk merr pjese ne vendimarrje, ndersa me abstenim njeh vendimarrjen dhe thjesht tregohesh neutral ndaj saj. Pra nuk ke kundershtim.

Tani pse eshte gabim i rende politik? Nese ka nje ligj, ku opozita eshte e detyruar te votoje gjithmone kunder qeverise, ai eshte buxheti dhe paketa e drafteve te lidhura me te. Eurobondi eshte pjese e buxhetit, sepse praktikisht eshte operacion i financimit te deficitit.

Nese nje opozite nuk voton kunder paketes se ligjeve te buxhetit atehere ajo behet automatikisht pjese e qeverise, ose shtojce e saj. Ne praktiken e demokracive te konsoliduara, opozita jep vote per buxhetin vetem kundrejt marreveshjeve, ku ajo perfiton dicka tjeter ne kembim.

Per shembull republikanet ne SHBA bien dakord te rrisin kufirin e borxhit, vetem nese demokratet pranojne ne kembim uljen e taksave. Apo anasjelltas. Pra eshte trade-off i paster politik. Ti cedon tek nje parim i yti, por avancon nje ceshtje tjeter. Por te mos i biesh buxhetit kokes, kur nuk ke marre asnje perfitim, eshte autogol politik.

Une nuk mendoj se Basha ka bere marreveshje me Ramen dhe se abstenimi i opozites per Eurobondin eshte pjese e nje platforme te fshehte bashkeqeverisje. Me shume me duket si veprim kaotik. Opozita ka humbur identitetin politik dhe nuk di te beje me rolin e saj. Tani nuk di te them, cila nga keto te dyja eshte me e rende, por nje opozite qe ben autogole te ketij lloji, nuk i ka punet hic mire.

-Marrë nga Facebook-u i autorit.

Read Previous

Nis evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në Bulqizë

Read Next

Tiramisu mbetet jetime!