Futi një kopje të Squid Game në vend, dënohet me pushkatim studenti në Korenë e Veriut

Një student i Koresë së Veriut do të ekzekutohet pasi futi një kopje të lojës Squid të Netflix në vend. Studenti thuhet se është kthyer nga Kina me një version dixhital të serisë hit koreano-jugore të ruajtur në një USB flash drive të fshehur, transmeton Daily Mail.

Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe kolegë studentë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit. Kuptohet se ai tani do të ekzekutohet me pushkatim – një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serial.

© Kumtari.al

Read Previous

Ministria e Bujqësisë kërkon përfundimin e privatizimit për 1,500 objekte të ish ndërmarrjeve bujqësore; Shitja e bllokuar nga mangësitë ligjore

Read Next

Instagram teston ndryshimin e shumëpritur nga përdoruesit