“Fuqia është tek ne, jo tek liderët”: Aktivistët e rinj protestojnë për veprim ndaj ndryshimeve klimatike nga COP26

Aktivistët e rinj kanë shkuar në samitin COP26 për të nxitur dhënien fund të mosveprimit, duke u bërë thirrje politikanëve dhe liderëve të biznesit të bëjnë gjithçka që munden për të përmbushur qëllimin vendimtar të kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius.

Dhjetëra mijëra protestues marshuan nëpër rrugët me shi të Glasgow, Skoci gjatë fundjavës për të kërkuar masat urgjente të nevojshme për të trajtuar emergjencën klimatike, shkruan CNBC.

Pankarta me slogane të tilla si “COP26 Vepro Tani!” dhe “Ne kemi nevojë për veprim, jo premtime” u mbajtën në qendër të qytetit ndërsa shumë brohoritën “ndryshimi i sistemit, jo ndryshimi i klimës”. Vetëm pak kilometra më tutje, bisedimet në samit vazhduan me dyer të mbyllura.

COP26 është parë si shansi i fundit dhe më i mirë i njerëzimit për të parandaluar më të keqen nga kriza klimatike. Nuk ka ende ndonjë indikacion nëse bisedimet do të jenë në gjendje të arrijnë këtë qëllim, teksa konferenca hyn në javën e saj të dytë dhe mbyllëse.

kumtari.al

Read Previous

Përshkallëzohet situata në kufirin polak / Polonia i trëmbet një incidenti me të shtëna dhe viktima të nxitur nga Bjellorusia

Read Next

Grenell e cilëson fake news deklaratën e analistit serb / Nuk kursen as gazetarët