Fuga sugjeron që kuvendi i 11 dhjetorit t’i dërgojë ftesë Bashës, GP dhe Kryesisë.

Akademiku dhe pedagogu i mirënjohur, Artan Fuga, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka sugjeruar që Kuvendi i 11 dhjetorit, duhet t’u dërgojë ftesa Bashës, Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së PD.
Nëse ata nuk marrin pjesë, do bënin gabit të pafalshëm, shprehet Fuga.

Postimi i plotë i Fugës: 

Unë besoj se pavarësisht që Kuvendin e PD e thërret antarësia, delegatët nuk do të bënin mirë po qe se nuk do t’i kishin dërguar ftesë publike dhe me shkrim kryetarit të partisë, deputetëve, dhe anëtarëve të këshillit kombëtar për të marrë pjesë atje qoftë edhe si të ftuar.

Këta pastaj do të bënin gabim të pafalshëm nëse nuk shkonin!

Se ata mund të thonë : Ku e dinim ne se po mblidhej Kuvendi, ku e dinim orën, vendin?

Madje delegatëve iu takon që qysh në hapje të Kuvendit të kërkojnë të vijë atje kryetari i partisë, atëhere do të kishim një ballafaqim politik demokratik.

Do të kishte qenë një rast studimor perfekt.

Por, po qe se nuk shkon?

Atëhere do të shihnim reagimin!

Përsëri do të ishte një përvojë politike e papërsëritshme për t’u vëzhguar!

Read Previous

Policia rrugore : Shmangni lëvizjen drejt qendrës së Tiranës

Read Next

Vdekja e turistëve në Qerret të Kavajës / Zbardhet formula e helmimit