Fuga: Nëse ‘foltorja’ merr PD, do të ishte lëvizja e parë nga poshtë (baza/populli), në 30 vjet, që i merr pushtetin establishmentit

Nga Artan Fuga

Nuk ishte një revolucion, por evolucion legalist

Sigurisht shoqëria e sotme shqiptare është ndryshe nga ajo e para viteve 90. Por termat mos i përdorim kot më së koti.

Se ka ca historianë e politikanë që thonë se ishte një revolucion i madh. Jo nuk ishte asnjë revolucion. Ishtë një evolucion, jo revolucion.

Pastaj si amatorë le t’ja fusin kot sa të duan. Llogje kot!

Nga dhjetori 90 deri më sot të gjitha ndryshimet në fushat ekonomike, politike, arsimore, etj., janë bërë me ligje nga lart, asgjë me rrëmbim nga poshtë.

Të shohim nëse foltorja do ta marrë PD nga poshtë. Do të kishte qenë e para dhe e vetmja deri tani e një lëvizjeje nga poshtë, politike, që trondit establishmentin, ta shohim si dio të përfundojë.

Të gjitha ndryshimet, madje edhe partitë politike janë krijuar në rrugë ligjore, edhe gjithçka.

Gjithçka nga lart. Lëvizjet masive poshtë në rrugë ishin presion, por asnjëherë nuk morrën gjë përtej ligjeve në fuqi. Asnjëherë.

Flas për ndryshimet strukturore, jo për ngjarje politike simbolike.

E vetmja ngjarje që çau ligjet e kohës ishte rrëmbimi, zaptimi, i tokave urbane dhe rurale nga njerëzit që donin të rregullonin me revolucion padrejtësitë sociale.

Pikërisht ky zaptim, o sa i ligjshëm, ishte e vetmja ngjarje revolucionare që sot tërheq përbuzjen, përcmimin, talljen e partive, të borgjezëve të qyteteve. Ca i shpronësojnë për ndërtime, cave u japin me pikatore pronësinë për nevoja elektorale në tridhjet vjet, cave ua marrin me dhunë ligjore.

Kjo është e drejta kundërevolucionare që po përmbys me dhunë të vetmen ngjarje strukturore revolucionare në këta 30 vjet.

Dhe kur dëgjon zëra që nga njëra anë kanë përfituar nga kjo shoqëri dhe nga ana tjetër të vetmen lëvizje revolucionare, zaptimin e tokave nga të patokët e quan katunarizim, tokë e xanum, çeçenizëm, bathorizim, etj.

Cfarë hipokrizie!

Read Previous

Pas vendimit të SHBA/ Kurti: Ndërhyrja e policisë së Kosovës ditë më parë e drejtë

Read Next

Pandemia rrit pasurinë e atyre që kanë më shumë