Frikë nga ‘vrima në zemër’ e BE -së ndërkohë që ‘Mbretëresha gjermane e Evropës’ largohet

Dalja e Angela Merkel nga skena po ngjall frikën për një vrimë në zemër të Bashkimit Evropian gjatë periudhave sfiduese – por ka gjithashtu shpresa për një erë ndryshimi.

Admirimi për udhëheqësen Gjermane, të cilën disa vëzhgues e kanë quajtur “Mbretëresha e Evropës“, sa vjen e rritet me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, nga të cilat do të percaktohet dhe pasardhësi i saj në postin e Kancelarit.

Kryeministri hollandez Mark Rutte vlerësoi “autoritetin e madh” të Merkel, e cila ndihmoi në drejtimin e Evropës përgjatë trazirave të viteve sa ajo ishte në pushtet si; krizën financiare, krizën e emigrantëve, Brexit dhe pandeminë e koronavirusit.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila shërbeu si ministre e mbrojtes në qeverinë Merkel, nënvizoi se sa të rëndësishme ishin aftësitë analitike të ish -fizikantes për zhbllokimin e negociatave të pafundme të BE -së.

Ajo gjithmonë ka ditur t’i vendosë gjërat në kontekstin e viteve të shumta në Evropë të cilën ajo e ndihmoi për t’u formuar,” tha von der Leyen.

Dhe shpesh ndodhte që, kur hasnim në ndonjë një ngërç, ajo shfaqej me ndonjë ide dhe pastaj ne sërish fillonim të lëvizim përsëri. Do të na mungojë kjo gjë“.

– Drejtuese Pragmatiste –

Është më se e sigurtë që, largimi i saj do krijojë një boshllëk,” thotë Janis Emmanouilidis nga Qendra e Politikave Evropiane për AFP.

Ai e quajti largimin e udhëheqësit aktual më jetëgjatë të BE-së si “fundi i një epoke” për bllokun prej 27 vendesh.

Pak njerëz do ta mbajnë mend Merkelin për çdo fjalim vizionar mbi të ardhmen e Evropës.

Janë të paktë ata njerëz, të cilët do ta mbajnë mend znj. Merkel për ndonjë fjalim vizionar mbi të ardhmen e Evropës.

Por, ka qenë imazhi i saj shumë promovuar si një menaxhere pragmatike që ka ndihmuar në ruajtjen e unitetit brenda BE-së gjatë një periudhe që Emmanouilidis e quajti një “krizë të përhershme”.

“Vazhdimësia dhe qëndrueshmëria” e treguar nga ana e saj janë cilësi që e kanë bërë atë udhëheqësen më të shquar në Evropë, tha ai.

Kancelarit të ardhshëm së pari do t’i duhet të hedhë shtat përpara se të shikojë të jetë në gjendje ta zëvendësuar atë në këtë rol.”

Qëndrueshmëria e Merkel e ka bërë atë të krijojë një reputacion pozitiv në pjesën më të madhe të kontinentit.

Në një sondazh të kryer në 12 vende të BE -së nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), 41 përqind e të anketuarve thanë se do të mbështesnin Merkelin nëse do t’u duhej të votonin për rolin fiktiv të “presidentit” të BE -së.

Qasja e Merkel për të kërkuar kompromise midis interesave konkurruese është burimi kryesor i imazhit pozitiv të Berlinit,” tha grupi i ekspertëve.

Por, nga ana tjetër ajo ka marrë gjithashtu kritika në trajtimin e disa sfidave kryesore.

Gjatë krizës së borxhit të eurozonës në fillim të viteve 2010, Merkel u kritikua për vonesën në ndihmë të vendeve në borxh, të tilla si Greqia, duke nxitur frikën e një kolapsi të monedhës së vetme.

Ajo më pas tërhoqi një valë zemërimi të gjerë popullor në Greqi për kushtet e rënda që i Athinës në këmbim të një pakete shpëtimi.

– ‘Hezitimi’ –

Ish-shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker përshëndeti Merkelin për hapjen e kufijve të Gjermanisë gjatë krizës së emigrantëve në 2015 si dhe ndihmën në hartimin e një plani shpëtimi prej 750 miliardë euro nga pandemia.

Por ai kundërshtoi hapur të gjithë ata që e portretizonin atë si shpëtimtare të Evropës.

Është pjesë e narracionit gjerman ajo që do të donte ta paraqiste atë sikur ajo ka qenë burimi kryesor në zgjidhjen e gjithë këtyre krizave kryesore,” tha Juncker.

Unë nuk e nënvlerësoj rolin që ajjo ka luajtur, por unë ngurroj ta mbivlerësoj atë pasi e kam përjetuar hezitimin e saj.”

Ish -ministrja e jashtme spanjolle Ana Palacio në një editorial kritikoi “strategjinë e Merkel për të pritur situata të dëshpëruara për të bërë thirrje për masa dëshpëruese“.

Kjo -argumetoi ajo- ka bërë që “shpesh të përfitojnë ata që i shkelin rregullat“, siç është lideri hungarez i krahut të djathtë Viktor Orban, i akuzuar për largimin e vendit të tij nga vlerat evropiane.

Largimi i ndodh në një kohë kur BE – është duke u përballur me një mori sfidash historike – nga rimëkëmbja pas pandemisë, tek lufta ndaj ndryshimeve klimaterike si dhe krijimi i një roli gjeopolitik për një Evropë të ngujuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Shumë nga sfidat më urgjente me të cilat përballet Evropa sot është e pamundur të trajtohen me metodën Merkel,” shkruajnë analistët nga ECFR, duke këmbëngulur se ato kërkojnë “jo vetëm ndryshime kozmetike, por mbështetje politike për zgjidhje më radikale“.

BE -së do t’i duhet një Gjermani shumë më vizionare dhe kurajoze për të forcuar akoma më tej themelet mbi të cilat është ngritur si dhe për të mbrojtur pozitën e saj në botë.”

kumtari.al/© 2021 AFP/

Read Previous

Nxiti trazira në Spanjë, arrestohet Puidgemont

Read Next

Lajm i Fundit/Rihapet çështja e Gërdecit/ Pranohet kërkesa për gjykimin e Fatmir Mediut