Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe dhe parqe publike

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe dhe parqe publike, tha të martën ministri i shëndetësisë i vendit, duke paraqitur një sërë masash ndërsa qeveria synon të parandalojë 75,000 vdekje të lidhura me duhanin në vit.

Masat – pjesë e një plani qeveritar për të luftuar duhanpirjen – synojnë të krijojnë një “brez joduhanpirës deri në vitin 2032”.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, ministri francez i shëndetësisë Aurélien Rousseau tha se pirja e duhanit në plazhe, parqe publike, pyje dhe disa hapësira të tjera publike, përfshirë afër shkollave, së shpejti do të ndalohet në Francë.

Ministri nuk dha një afat kohor të saktë, por duke folur për BFMTV, degën e CNN, ai la të kuptohet se njerëzit mund të përballen me gjoba që në fillim të vitit të ardhshëm.

Rousseau njoftoi gjithashtu një rritje graduale të çmimit për cigaret, duke thënë se një paketë do të kushtojë 12 euro (13 dollarë) në vitin 2025 dhe 13 euro (14 dollarë) deri në vitin 2027.

Franca paralajmëroi që në shtator se do të ndalonte cigaret elektronike e njëpërdorshme.

“Ajo që ne duam me këtë plan është të ndalojmë banalizimin e duhanit,” tha Rousseau për BFMTV.

“Aspekti argëtues dhe i kohës së lirë të pirjes së duhanit duhet të zhduket,” vazhdoi ai, duke shtuar se “200 vdekje të parandalueshme nga duhani në ditë… është një numër me të cilin nuk duhet të mësohemi”.

Read Previous

Meta prezanton Threads, rivalin e X, në BE

Read Next

Vrasja e Liridonës, kasaphanë në llumin e ndyrësisë së qenies ende me koshiencë