Foto të Adriana Matoshit pas operacionit

Keith Groeneveld ka ndarë foton e parë me partneren Adriana Matoshi pasi doli nga kujdesi intensiv.

Aktorja dhe njëkohësisht deputetja nga Kosova iu nënshtrua një operacioni në tru dy ditë më parë për të hequr tumorin në tru. Futbollisti shihet teksa shtrëngon dorën e aktores.

Adriana zbuloi pak ditë më parë se i ishte rikthyer tumori në tru, 9 vite pasi luftoi për herë të parë me këtë sëmundje në një kohë kur ishte dhe shtatzënë. E bija e saj, Kaona, reagoi pasi operacioni rezultoi i suksesshëm duke shkruar se ndihej e lumtur që arriti ta mposhte sërish këtë sëmundje të rëndë.

Read Previous

Basha rrezikon të humbë mandatin e deputetit, fshehu hetimin nga drejtësia belge

Read Next

Rruga e Arbërit hapet me shumë bujë dhe akoma më shumë arna