FOTO/ Identifikohet personi që kreu sulmin vetëvrasës në Liverpool, ishte konvertuar në të krishterë

Një person që kreu një sulm të dyshuar vetëvrasës thuhet se hodhi vetën në erë me një pajisje të bërë vetë jashtë një materniteti në Liverpool, duke detyruar që niveli kombëtar i kërcënimit terrorist të ngrihet për herë të parë pas disa muajsh mes frikës për një tjetër sulm të mundshëm.

Historia e sulmit në Liverpool duket se është reduktuar në veprimin e një të vetmuari të paqëndrueshëm mendërisht, me origjinë arabe, por pa lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Autori ishte një i konvertuar në krishterim i cili e quajti veten Enzo. Ndërkohë, katër të rinjtë e moshës 20 deri në 29 vjeç, të ndaluar fillimisht si mbështetës të mundshëm, u lanë të lirë pa asnjë akuzë.

Liverpool (1)

Sipas The Guardian, policia kundër terrorizmit tha mbrëmë se ata “besonin fuqishëm” se autori ishte Emad al-Swealmeen, 32-vjeçar, i cili kishte udhëtuar me një taksi për në spital nga një adresë që ai kishte marrë me qira së fundmi disa milje larg.

Policia tha se nuk mund të ishte e sigurt nëse spitali kishte qenë objektivi i synuar, dhe nëse pajisja ishte ndezur para kohe, zyrtarët e NHS-s mbrëmë këshilluan të gjitha spitalet të rishikonin masat e tyre të sigurisë.

The Guardian njofton se al-Swearlmeen e kishte ndryshuar emrin e tij në Enzo Almeni. Ndërsa u raportua nga Daily Mail se ishte konvertuar në fenë krishtere nga ajo islame në vitet e fundit.

Al Swealmeen ishte një refugjat jordanez dhe prej disa kohësh në Mbretërinë e Bashkuar, ai ishte përpjekur të hiqej si sirian për të marrë azil politik, por autoritetet, duke mos i besuar, ia kishin mohuar.

Read Previous

Aksident i frikshëm në Athinë

Read Next

Presidenti Meta dorëzon dhuratat në Biblotekën Kombëtare