FOTO/ Gafa gjatë votimit e kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë nga Kristian-Demokratët (CDU) i partisë së Angela Merkel, Armin Laschet u vu në qendër të polemikave këtë të diel.

Shkak u bë mënyra se si ai hodhi fletën e votimit për zgjedhjen e Bundestag.

Kandidati konservator e palosi fletën në mënyrën e gabuar duke treguar mënyrën se si kishte votuar.
Komisioneri që vëzhgonte procesin duhet të kishte ndalur procesin dhe sipas ligjit duhet tí jepte Laschet një fletë tjetër.

Gjithsesi vota e tij do të konsiderohet si e vlefshme./Lapsi.al

Read Previous

”E PABESUESHME: Florentino Pereze ‘pa dashtë’ zbulon transferimin e yllit Botëror te Real Madrid!?“

Read Next

Zana Çela/Mula u ftua disa herë,por nuk morëm përgjigje.