FOTO E DITËS/ Fytyrëvrenjtur dhe duart lidhur poshtë brezit

“Sot është një ditë e keqe për PD dhe demokracinë shqiptare”. Me këto fjalë dhe me një ton të rëndë e nisi deklaratën e tij kryetari (i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar), i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ajo që ra në sy në deklaratën e Bashës pas një mbledhje të kryesisë dhe që mbaroi në orët e vona të së shtunës ishte toni i zymtë, kokët e ulura dhe qëndrimi si në një ceremoni mortore i anëtarëve të kryesisë së PD-së.

Ky imazh ka shkaktuar reagime edhe në rrjetet sociale, mes të cilëve ish nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli.

Read Previous

Reagon Berisha: Koha e presioneve të deputetit Basha ka marrë fund sot

Read Next

Dita nis me vranësira dhe reshje shiu / Si pritet të jëtë pjesa tjetër e ditës?