Formula 1 në zi, ndërron jetë ‘babai’ skuadrës WILLIAMS

Frank Williams (GBR) Williams Team Owner. 22.02.2015. Formula One Testing, Day Four, Barcelona, Spain. © XPB Images / Williams Racing

Sir Frank Williams, themeluesi dhe ish-shefi i skuadrës Williams, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Williams ishte shtruar në spital të premten dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Me anë të një komunikate për shtyp, skuadra Williams Racing njoftoi:

“Me hidhërim të madh konfirmojmë vdekjen e Sir Frank Williams, në moshën 79-vjeçare. Ai ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët e tij”.

Nën drejtimin e Sir Frank Williams, skuadra britanike është shndërruar në një nga më të suksesshmet në historinë e F1, me 9 për konstruktorë dhe 7 tituj kampion për pilotë.

Read Previous

Ministrat e BE-së takohen në Calais për krizën e Kanalit, por pa Mbretërinë e Bashkuar

Read Next

NATO uron pavarësinë e Shqipërisë