“Formuan një grup kriminal”/ Drejtësia akuza ish-Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm

Ish-kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, po përballet me akuza penale së bashku me ish-ministrin e tij të Brendshëm.

Policia vendase nuk ka dhënë më shumë detaje, por avokati i tyre, David Lindtner, ka bërë me dije se dy ish zyrtarët e lartë, akuzohen për krijimin e një grupi kriminal.

Ish-kryeministri ka mohuar çdo akuzë të bërë ndaj tij, raportoi media sllovake CTPost.

“Është një hakmarrje e qartë politike. Çështja kundër meje dhe ish-ministrit, Robert Kalinak, është krijuar për të likuiduar opozitën politike”, tha Fico.

Kryeministri Eduard Heger tha se shpresonte që vendimi për të akuzuar Fico dhe Kalinak të mbështetej me prova, pasi shtoi se ishte një vendim autonom i autoriteteve ligjzbatuese.

Qeveria aktuale e koalicionit me katër parti e bëri luftën kundër korrupsionit një çështje kyçe të politikës. Që kur mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2020, një numër zyrtarësh të lartë, oficerë policie, gjyqtarë, prokurorë, politikanë dhe njerëz të biznesit janë akuzuar për korrupsion dhe krime të tjera.

Robert Fico shërbeu si kryeministër gjatë viteve 2006-2010 dhe përsëri nga 2012 në 2018./tpz.al

Read Previous

Zelensky paralajmëron kapitullimin e Mariuopolit

Read Next

Ish-gruaja dhe Kadastra i grabisin shtëpinë, shpërthen këngëtari korçar Endri Prifti