Forcat Speciale britanike arrijnë në Kiev për të stërvitur ukrainasit në përdorimin e raketave anti-tank

 Gazeta Kumtari 

Forcat Speciale britanike SAS kanë arritur në Kiev për te stërvitur forcat ukrainase. Kjo sipas The Times.

Oficerët britanikë janë stacionuar në kryeqytet dhe përreth tij për të filluar stërvitjet ushtarake.

Kapiteni ukrainas, Yuriy Myronenko, ka thënë se britanikët po i stërvisin ushtarët ukrainas për të përdorur raketat anti tank të cilat janë dërguar nga Britania në Ukrainë.

Ushtarakët britanikë ishin dërguar në Ukrainë edhe pas aneksimit të Krimesë. Ata ishin tërhequr në shkurt për të mos shkaktuar konflikt direkt me forcat ruse dhe mundësinë e hyrjes në luftë të drejtëpërdrejt të NATO-s.

Read Previous

Gjesti fisnik i Meghan Markle do t’ju rrisë vlerësimin për të, pse ishte pa pallto kur mbërriti në Holandë

Read Next

Iu jepnin ryshfet doganierëve / Arrestohen dy persona në Portin e Vlorës