Foltorja e Kukësit

Ka përfunduar ‘Foltorja’ e shtatë, ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me entuziazëm nga antarësia dhe qytetarë të shumtë të qytetit verior të Kukësit.

Berisha theksoi vendosmërinë e tij për të vazhduar rrugën për rikthimin e Partisë Demokratike në legjitimitet, siç e quan ai.

-Rikthimi do jetë koha më e mirë së bashku, ka thënë ai gjatë përgjigjeve të qytetarëve për synimet finale të kësaj “Foltoreje”.

Ai gjithashtu  ka vënë theksin te hapja e PD, bashkimi i vlerave intelektuale bremda vendit dhe diasporës.

-Nëse e vështrojmë PD në këto vite, dua tju kërkojë ndejsë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu i cili nuk i qëndroi në asgjë, nuk qëndroi në parime, në qëndrime në statut në antarësi në forume në qëllime të kësaj force politike. Në vend që të hapej, të shndërrohej në lokomotivë të fuqishme të mendimit opozitar, të mendimit intelektual, të mendimit shkencor, PD u rrudh.

Bashkimi i të gjitha vlerave të saj, të atyre që e themeluan, që me qeverisjen e tyre transformuan Shqipërinë, që qëndruan në opozitë me një lider të thyer, të gjitha këto do marrin përgjigje në këtë proces ringjallje të PD, ka thënë Berisha nga Kukësi.

Foltorja e radhës, siç është njoftuar nga deputeti Edmond Spaho, pritet të jetë në skajin tjetër të vendit, në qytetin e Korçës.

Read Previous

Presidenti Tunizian emëron qeverinë e re, rekord i grave ministre

Read Next

Këln, për herë të parë do të dëgjohet ezani i muezinit nga publiku