Foltorja e Amerikës

Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij hyerëse gjatë foltores me shqiptarët që jetojnë në SHBA:

Keni dëgjuar të flitet se kjo lëvizje është anti-amerikane dhe kundër SHBA. Unë ju garantoj juve se kjo është lëvizja më pro-amerikane që nga dhjetori i 90-tës dhe deri më sot në Shqipëri.

E vërteta është se ne po bëjmë gjithcka që norma dhe standarte të cilat e kanë bërë Amerikën mrekullin e lirisë në botë t’i vendosim edhe këtu dhe po ja dalim. Po bëjmë gjithcka që PD të shndërrohet në forcë të fuqishme konservatore të vlerave të lirisë. Po bëjmë gjithçka që të kthehet e drejta e votës.

Jemi të bindur se vendin e madh ku ju jetoni e bëjnë të tillë liritë dhe të drejtat e siguruara nga kushtetuta. Pra kjo është një lëvizje pro botës së lirë dhe por-Amerikës.

Ka një të vërtetë që nuk lidhet aspak me lëvizjen. E vërteta është se me 14 maj unë jam shpallur non-grata nga Blinken.

Por që në këtë datë i kam drejtuar një letër ku i them se jeni i keqinfomuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros. 3 ditë më vonë, vetë DASH do pohonte se burimi i të dhënave kishin qenë NGO-të e George Soros dhe raporte sekrete të qeverisë shqiptare.

Read Previous

Djali i legjendës Pele rrëfen dramën familjare: Im atë po vuan nga depresioni

Read Next

Vdes senatori republikan Bob Dole