Floriana Garo: Basha duhet të largohet, atë e largon vetëm Berisha!

Drejtoresha e Komunikimit në “Foltoren” e Sali Berishës, Floriana Garo, e ftuar në emisionin “Çim Peka Live” tregoi arsyet e largimit si zëdhënëse e fushatës së Bashës. Ajo theksoi se nga kjo Foltore sheh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës në Partinë Demokratike.

Përvoja si zëdhënëse e fushatës së PD për zgjedhjet e 25 Prillit dhe tashmë si Drejtoresha e Komunikimit për “Foltoren”,  Floriana Garo rrëfen në “Çim Peka Live” pse zgjodhi të jetë përkrah  ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Garos, nga “Foltorja” pret largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës i cili do ta hapë PD-në.

Garo tregon edhe se deklaratën për fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit nuk e ka besuar kur e ka thënë duke shtuar se është ndarë me Bashën në mënyrë të çuditshme dhe thekson se ka pritur edhe një analizë të thellë për humbjen, por askush s’reagoi.

Teksa vlerëson figurën e Berishës dhe beson se nëse ai do të ishte kryetar i PD-së në 25 Prill do t’i kishte fituar, nga ana tjetër tregon se si qytetare amerikane nuk e ka penguar t’i bashkohet “Foltores”. Madje në këtë detyrë të re ka kundër edhe vjehrrën e saj, por shprehet se ajo është e lirë të mendojë edhe ndryshe./syri.net

Read Previous

Danny Fenster: Gjykata e Mianmarit dënon gazetarin amerikan me 11 vjet burg

Read Next

Puçisti i opozitës!