Flamuri komunist në Sunny Hill/ Strazimiri: Ky vend qeveriset nga aleatët e Vuçiçit

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri reagoi pasi flamuri komunist u shfaq në festivalin e Sunny Hill.

Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga njerëzit e gabuar, që janë nostalgjikë të Stalinit dhe aleatë të Vuçiçit.

 

POSTIMI I PLOTE

Ky vend qeveriset nga #wrong_guys , nostalgjikët e Stalinit dhe “Bashkimit të madh Sovjetik”, atij, që po përpiqet të rikthejë me zjarr dhe hekur Vladimir Putin…

Ky vend qeveriset nga #wrong_guys, aleatët e Aleksandër Vuçiç, zgjatimit të Putinit në Ballkan, të cilin NATO e paralajmëroi të mos tentojë të “ukrainizojë” kufirin me Kosovën, sepse reagimi do të ishte punë minutash…

Ky vend qeveriset nga #wrong_guys, që ende shpalosin krenarë simbolin stalinist, nën të cilin u vranë më shumë shqiptarë, patriotë pro-amerikanë, nga ç’vrau, e la pa varr Milosheviçi në Kosovë…

Ky vend është njëkohësisht edhe vend anëtar i NATO-s…(?!)

Në këtë vendin e përshkruar më sipër, edhe NATO dhe interesat euro-atlantike janë jetime… sepse ata që paguhen për t’i mbrojtur, janë “me pushime”…

KAQ!

Read Previous

“Ballkani i Hapur” minoi “Nismën e Berlinit” dhe thelloi përçarjet në Rajon

Read Next

Vrasja e Shefki Kurtit në Itali, arrestohet bashkëshortja 70 vjeçare, rrëfen krimin