Flamur Noka paralajmëroi përplasje në rast se Gjykata e Tiranës vendos të mos njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Deputeti Flamur Noka paralajmëroi përplasje në rast se Gjykata e Tiranës vendos të mos njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit.

I ftuar në Ora News, Noka tha se askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi parimet e shtetit të së drejtës dhe të zerojë djersën e demokratëve në 30 vite. Noka theksoi se Kuvendi i 11 Dhjetorit është më i organizuari në historinë e pluralizmit.

“Nuk ka gjykatë që njeh ligjin, që bazohet te ligji, dhe që jep vendimin në emër të ligjit dhe që mund të refuzojë Kuvendin e datës 11 dhjetor. Është Kuvendi më i mirë  i organizuar në historinë e pluralizmit  shqiptar apo në historinë e të gjithë partive në këtë vend. Është i dokumentuar çdo demokrat. Askush nuk kërkon që t’i japë kush  të drejtë Sali Berishës, demokratët duan të lexohet e drejta. Unë besoj se nuk ka gjyqtarë që mund të shkelë mbi parimet e shtetit të së drejtës, pavarësisht urdhrave politik. Demokratët këtë radhë nuk do të shkelen në rast se do të shkelet më të. Paralajmërojmë përplasje sepse nuk lejojmë asnjë që të zerojë apo të tjetërsojë djersën e demokratëve shqiptarë në 30 vite”, tha Noka.

Read Previous

Berisha: Kur të vijmë në pushtet do të amendojmë dhe korigjojmë Reformën në Drejtësi

Read Next

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë është shtruar në spital, ku i është nënshtruar një operacioni.