“Demokracia fitoi!”/ Reagon nga burgu Fredi Beleri pas fitores

Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar nga burgu në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në këtë bashki, ku ai u shpall fitues me 19 vota.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Beleri shpreh mirënjohje për të gjithë ata mbështetës të tij të cilët treguan burrëri në këto zgjedhje locale.

Deklaratë e Fredi Belerit:

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”

 

Read Previous

Shqipëria e vitit 2023, hapa pas në mbajtjen e zgjedhjeve të lira

Read Next

Raporti i KRIIK: Mazhoranca intimidoi administratën për të marrë pjesë në zgjedhje, fushata ishte e varfër në ide