Fiori Dardha i jep “fund beqarisë”

 Gazeta Kumtari 

Moderatorja Fiori Dardha ka bërë ditën e djeshme celebrimin me partnerin e saj prej vitesh, Donard Hasani.

Moderatorja dhe regjisori organizuan një ceremoni martesore të madhe disa vite më parë, por nuk ishin ende të martuar ligjërisht. Fiori ka ndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ceremonia me familjarët.

Ata kanë vendosur të bëjnë celebrimin në një ditë speciale për regjisorin pasi ai festoi edhe 50-vjetorin e lindjes.

“Dasmë PO! Fëmijë PO! Celebrim?! Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht…5 vite pas dasmës, mbrëmë, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare.

Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua!P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim!“, ka shkruar Fiori.

Read Previous

Princi Harry thotë se po sigurohet që mbretëresha të jetë e mbrojtur

Read Next

Sot mbahen zgjedhjet për kryetar dege të PD në Divjakë