Finlanda, vendi më i lumtur në botë/ Po ku qëndron sekreti?

“Sisu” është një koncept dhe mënyrë jetese që është gërshetuar në kulturën finlandeze për më shumë se 500 vjet .

Nuk ka përkthim të drejtpërdrejtë, por përqendrohet te vendosmëria dhe guximi. Ka të bëjë me aftësinë për të ecur përpara përballë fatkeqësive dhe gjërave pothuajse të pamundura.

Për gjashtë vite radhazi, Finlanda është renditur në vendin e parë si  vendi më i lumtur në botë. Sisu luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien dhe aftësinë tonë për të mbajtur një mentalitet pozitiv, shkruan CNBC.

Ja se se si të përfshini sisu në jetën tuaj:

1. Gjeni një qëllim jashtë vetes.

Sipas hulumtimit nga psikologia Angela Duckworth, ne mund të durojmë shumë më tepër kur punojmë drejt diçkaje që kontribuon në botën përtej nesh.

2. Rritni elasticitetin nëpërmjet trajnimit.

Studimet tregojnë se trupat tanë kanë rezerva të fshehura nga të cilat natyrshëm shfrytëzohen kur kemi më shumë nevojë për to. Pra, sa më shumë e sfidojmë veten, aq më shumë marrim zakone që forcojnë elasticitetin tonë.

3. Jini të butë me veten dhe krijoni lidhje me natyrën.

Ka një kufi se sa larg mund të shkoni, nëse nuk e balanconi ashpërsinë me dhembshurinë. Ecja në natyrë është një pjesë thelbësore e kulturës sonë. Na ndihmon të gjejmë një qetësi të brendshme dhe një ndjenjë lumturie që na shërben në kohë të vështira./CNA.al

Read Previous

Instagram vjen me një veçori të re

Read Next

Ja cila është ngjyra më e bukur e kësaj vere?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *