Finalja mes Romës dhe Fejnordit në Tiranë/ Edi Rama zbulon bisedën me një nga të dërguarit e UEFA-s

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lajmin se Tirana, do të presë finalen e parë europiane në historinë e vendit tonë, atë mes Romës dhe Fejnordit më 25 maj.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!”.

“Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”, shkruan Rama.

ED

Postimi i kryeministrit Edi Rama

🇦🇱🏆⚽️🇪🇺Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!

Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”😍/Panorama sport

Read Previous

“Der Spiegel” ngre alarmin: Ballkani në prag të luftës, Vuçiç si Putin, synon të krijojë “Botën Serbe”

Read Next

Përrallat, struktura bazë kulturore që ushqejnë fantazinë e fëmijës