Fieri publikon emrat e delegatëve. Kanë firmosur 88.6% e delegatëve

Qarku i Fierit ka publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Luan Baçi tha se kanë firmosur 88.6% e delegatëve, ndërkohë nga forumi rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas kanë firmosur në masën 100%.

“Kemi përgatitur mandatet për 358 delegatë. Nga këta, 317 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor me një përqindje prej 88.6 përqind. Forumi rinor ka firmosur 100 përqind dhe Lidhja Demokratike e Gruas ka firmosur prej 100 përqind,” tha Baçi.

“Dega e Roskovecit ka 52 delegatë, kanë firmosur 31 delegatë ose 60 përqind. Dega e Patosit ka 82 delegatë, kanë firmosur 57 ose 62 përqind e tyre. Dega e Mallastrës kanë firmosur 38 përqind e tyre,” shtoi Baçi.

©Kumtari.al

 

Read Previous

Aksident në Krujë / Janë përplasur dy automjete

Read Next

Bashkia hap aplikimet për kreditë e buta