Fier/ Zbulohet “shtëpi bari” brenda një vile, 3 të arrestuar

Një “shtëpi bari” është zbuluar nga policia në një vilë 3-katëshe në Fier. Siç njofton policia, pronari i vilës 3-katëshe, tashmë i arrestuar kishte përshtatur 5 dhomat e njërit kat, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në Fier, gjatë operacionit “Vila” u arrestuan shtetasit: Erjon Marini alias Xhevair Gashi, Klajdi Gremi dhe Behar Fata.

Ndërkohê janë sekuestruar 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo që u gjetën brenda ambienteve të përshtatura me llamba, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 5 ambientet e banesës. Ndërkaq janë arrestuar edhe faturisti dhe elektricisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Read Previous

Kriza e energjisë, KLSH: Kaskada është keqmenaxhuar, qindra mln € “avulluan” për importe

Read Next

Berisha nxjerr spotin e protestës së radhës: Të enjten para parlamentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *