Fevziu: Komike! Basha mendon se do t’i ulë vrullin Berishës me truke!

Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në PD, parti e cila po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve në dhjetor, atë të datës 11 që e thërret Berisha dhe delegatët dhe atë të datës 18, që po e thërret Basha.

Fevziu tha se situata është “komike dhe e paimagjinueshme” dhe se Basha po përpiqet që me “truke administrative” ta lodhë Berishën, duke i ulur vrullin lëvizjes së tij.

Basha ka thirrur Kuvend tjetër. Mund ta thërriste një javë më parë, por me sa duket nuk e premton më koha fizike. Thërret kuvend sipas të drejtës statutore.

Ku dallojnë këto? Në të parin ka ndryshime statutore, që e dimë që do të shkarkojnë Bashën dhe një lloj rivotimi. Kuptohet që shkarkimi final do të jetë një anëtar një votë. Kuvendi i propozuar nga Basha nuk e ka këtë pikë të diskutimit.

Jemi në një ngërç, ka ndodhur situatë jo e papritur. E papritur është që bëhen dy kuvende brenda një jave. Mund ti bënin në dy salla të ndryshme. E kemi parë këtë në partitë e vogla, ku ka përfunduar edhe në rrahje.

Në gjykimin tim, kjo  është komike, e paimagjinueshme dhe jo produktive, që partia më e madhe e opozitës, që është shpresë dhe ka kontribut të jashtëzakonshme, përfundon në një betejë të tillë pa pikë sensi. Pashë zgjedhjet në Kosovë dhe jam impresionuar me standartin e lartë demokratik, ku secili kandidat uroi kandidatin konkurent.

Problemi kryesor do të bëhet kush do ta mbajë logon. Deri tani ka dy mënyra. Njëra palë, e Bashës mendon se vrulli i Berishës do të rreshtë duke përdorur truke statutore dhe administrative dhe mendojnë se ka një kohë fizike që PD të rekuperojë.

Pala tjetër, e mbështetësve të Berishës, mendon se zgjidhja e vetme është të goditet direkt Basha dhe të largohet.

Rreziku më i madh, është që partia të çahet në dysh dhe pastaj beteja kryesore do të bëhet  për logon”, tha Fevziu ndër të tjera.

Read Previous

Artan Fuga: Kongres i PD më 18 dhjetor? Vetëvrasje politike!

Read Next

Lubonja: Ja përse është gabim politik lëvizja e Bashës! Po bën lojën e kundërshtarit