“Fëmijët tanë nuk do t’i vrasë më askush”, Emigrantët ofrojnë 30 mijë euro për të kapur vrasësin e Deçanit

Ngjarja tragjike e 26 nëntorit në Deçan, ku tre persona humbën jetën përfshirë dy nxënës dhe shoferin e autobusit, nuk është zbardhur ende.

Në media është folur për disa pista, përfshirë atë të konkurrencës. Policia dhe Prokuroria nuk kanë ende asnjë të dyshuar.

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione rreth këtij krimi.

Nga ana tjetër 6 emigrantë janë mbledhur së bashku dhe kanë ofruar 30 mijë euro të tjera.

Mes tyre, është edhe ish zyrtari i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, i cili tani jeton në perëndim. Miftari tha se bashkë më shokët e tij kanë mbledhur nga 5 mijë euro secili për informacione që do të bëjnë të hidhet dritë mbi krimin masakër të Gllogjanit.

“Ne nuk jemi milionerë, e as nuk kemi para si pushtetet e kaluara. Edhe pse shpesh përbuzemi ne që jetojmë në mërgim me emra neveritës, jemi zotuar të japim këtë shumë. Ne jemi gjashtë veta, punëtorë në fabrikë dhe do t’i dhurojmë nga 5 mijë euro secili”, është shprehur ai, duke shtuar se “fëmijët tanë, nxënësit, djemtë dhe vajzat tona nuk do t`i vrasë më askush pa marrë dënimin e merituar”.

Read Previous

Meghan fiton betejën me Mail on Sunday për thyerje të privatësisë

Read Next

Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon burg përjetë për të akuzuarit