Fatmir Xhafaj: Zgjatja e vettingut s’ka më kuptim

Fatmir Xhafaj nuk ka firmosur nismën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, duke dalë kështu kundër. Deputeti, që dikur ka drejtuar Komisionin për Vettingun dhe ka mbështetur ngritjen e tyre, nënvizoi sot në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit se duhet një analizë e plotë, pasi sipas tij mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije.

“Kushtetuta e ka zgjidhjen sot që flasim, edhe opsionin kur do të përfundonte afati 5-vjecar i këtyre institucioneve. Nuk është thjesht një nen i vetëm dhe teknik, por është çështje e rëndësishme Varet integriteti i vetë reformës në drejtësi. Ne duhet të gjykojmë për këtë proces. Kjo zgjidhje që propozojmë, e konsolidon këtë proces? Në gjykimin tim është e nevojshme një analizë të plotë të situatës aktuale. Pse 2.5 vjet, e jo 3 vjet? Duhet një analizë që të kuptojmë a po marrim vendimin e drejtë, që t’i qëndrojmë parashikimin e ri. Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije. Cilët janë faktorët e vonesës së vettingut? Pse u kalua 5-vjecari?,” tha Xhafaj.

Xhafaj, shtoi më tej se është i pakënaqur me ritmin e punës KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. “Personalisht jam shumë i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. Cilat janë garancitë që s do vijmë prapë këtu pas 2 vjetësh e të themi a e shtyjmë prapë?” tha ai.

 

Read Previous

I la Zaev si dy qyqar për Ballkanin e Hapur

Read Next

Biden “i duhet një shtëpi pensioni dhe një tas i ngrohtë me supë, jo qasje në kodet bërthamore”