Fan Noli përjetësohet me emrin e një rruge në New York

Një rrugë në Bronx të New York-ut do të mbajë emrin e Fan Nolit.

Fan Noli, një prej Shqiptarëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar përjetësohet me emrin e një rruge në New York.

Sot për çdo shqiptar është një ditë e pa harruar, një ditë lavdie e krenarie kombëtare e shtetërore. Një ditë e madhe që do mbesë historike në memorien tonë si komb e si mërgatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shërbimi i Fan Nolit ndaj popullit, e shtetit e kombit të tij është gjeniale.

Fan Noli përktheu në shqip shërbesat e Kishës Ortodokse, përktheu kryevepra të letërsisë botërore, shkroi poezi politike, ishte klerik, themelues i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, deputet dhe Kryeministër i Shqipërisë në të njëjtën kohë, drejtues i Diellit e themelues i Vatrës së bashku me Faik Konicën.

Noli është një figurë e padiskutueshme poliedrike e kombit shqiptar.

Kjo ngjarje përkon me 110 vjetorin e Vatrës.

Read Previous

Drejtësia nën presion? Rama nuhat tradhëtinë nga prokurorët e SPAK

Read Next

Dick Marty: Shërbimet serbe donin të më vrisnin, fajin do t’ua linin shqiptarëve