Fakti interesant për Rusinë

Muzeu Shtetëror Hermitage është një muze i artit dhe kulturës në Shën Petersburg, Rusi. Është muzeu më i madh i artit në botë për nga hapësira e galerisë.
Hermitazhi është i famshëm jo vetëm për kryeveprat e tija të mëdha, por edhe për faktin se jo vetëm njerëzit, por edhe macet e zakonshme përfshihen në stafin e muzeut.
Ato kanë pasaportën e tyre me një foto dhe fitojnë ushqimin duke mbrojtur artin. Macet kapin brejtësit në muze dhe nuk i lënë të prishin ekspozitat.
Aktualisht, të gjitha macet në Hermitazh janë emëruar pas njerëzve të artit ose muzave të tyre. Maçoku më i vjetёr quhet Jean-Baptiste-Michel Vallin-Delamot për nder të arkitektit francez, autorit të shumë projekteve për Pallatin e Dimrit. Punojnё edhe maçokёt-“impresionistë”: Gauguin, Cezanne, Van Gogh.
Muzeu ka një sekretare shtypi të dedikuar për macet dhe tre persona veprojnë si kujdestarë. Macet jetojnë në bodrumin e muzeut dhe shfaqen edhe në argjinaturë dhe në shesh gjatë verës.
Në vitin 2010, Maria Khaltunen (gjithashtu “Khaltunin” ose “Haltunen”), e cila drejton programin e maceve të muzeut, deklaroi se kishte 60 mace në mjediset e muzeut. Irina Popovets, e cila u bë drejtuese e departamentit të maceve, deklaroi se macet ishin “po aq të njohura sa koleksionet tona”.
Në maj 2013, numri ishte rritur në 74 mace, të të dy gjinive (por të sterilizuara), sipas Haltunen.
Ka kuzhina për përgatitjen e ushqimit të tyre (“të gjithë kanë preferenca të ndryshme”), madje edhe një spital të vogël.
Që nga viti 2013, donacionet (një pagesë 400 euro në muaj nga organizata bamirëse Pro Animale dhe sponsorizimi i Royal Canin) financojnë praninë e maceve.
Возможно, это изображение кот и в помещенииВозможно, это изображение кот и в помещении

Read Previous

Media gjermane: Korrupsion, inflacion, mungesë perspektive. Të rinjtë e Shqipërisë po ikin

Read Next

Mashtrimi 2.4 mld euro nga Call-Centerat në Shqipëri, media spanjolle: Urdhër-arresti për pronarin me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare