Fakte Interesante nga Bota që Ndoshta i Dëgjoni për Herë të Parë – 2

Me afërsisht 200 vende dhe më shumë se 7.8 miliardë njerëz (shto këtu bimë, kafshë dhe organizma të tjerë), bota është plot me fakte interesante, argëtuese dhe magjepsëse. Në atdheun e Kivit, për shembull, do të gjejmë përqendrimin më të lartë të pronarëve të kafshëve shtëpiake në planet. Dhe në Nikaragua, do të gjeni një nga dy flamujt e vetëm në botë që përmban ngjyrën vjollcë. A jeni të uritur për më shumë fakte interesante rreth botës dhe popullsisë së saj gjithnjë në rritje? Lexoni për të mësuar disa gjëra interesante për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Tokës.

1 – Koreja e Veriut dhe Kuba janë të vetmet vende ku nuk mund të blini Coca-Cola
Një grua duke shitur Coca-Cola dhe Pepsi në Kamboxhia/Shutterstock

Pavarësisht se ku shkoni, është disi ngushëlluese të dini se gjithmonë mund të shijoni një Coca-Cola. Epo, pothuajse kudo. Ndërsa kjo pije e gazuar shitet pothuajse kudo, sipas BBC, ajo ende (zyrtarisht) nuk e ka bërë rrugën e saj drejt Koresë së Veriut dhe Kubë. Kjo për shkak se këto vende janë nën embargo tregtare afatgjata të SHBA-së.

Megjithatë, disa njerëz thonë se ju mund të jeni në gjendje të pini një gllënjkë të saj nëse përpiqeni mjaftueshëm – edhe pse zakonisht do të jetë shumë më e shtrenjtë se ajo që do të paguanit në vende të tjera – dhe ndoshta e importuar nga një vend fqinj si p.sh. Meksika apo Kina.

2 – Los Angelos mund ta nxëjë të gjithë popullsinë e botës

Los Angeles

Popullsia e përgjithshme e botës arrin në më shumë se 7.5 miliardë. Dhe padyshim, ky numër tingëllon i madh. Megjithatë, sipas National Geographic, mund të ndihet pak më e menaxhueshme pasi të mësoni se nëse secili prej këtyre  njerëzve qëndron krah për krah, ata të gjithë mund të përshtaten brenda 500 miljeve katrorë të Los Anxhelosit.

3 – Tani në botë lindin më shumë binjakë se kurrë më parë

Dy binjakë

 

Ju ndoshta mund të mendoni se binjakët janë një gjë e rrallë, por në fakt dita ditës ata po bëhen më të zakonshëm se kurrë. “Që nga viti 1915, kur fillon edhe të rregjistrohet rekordi statistikor, deri në vitin 1980, rreth një në çdo 50 foshnja të lindura ishte binjake, një normë prej 2 për qind”, shkruan Alexis C. Madrigal nga The Atlantic. “Më pas, shkalla filloi të rritet: deri në vitin 1995, ishte 2.5 përqind. Norma tejkaloi shifrat e 3 përqind në vitin 2001 dhe arriti në 3.3 përqind në 2010. [Kjo do të thotë] një në çdo 30 foshnja të lindura është binjak.”

Shkencëtarët besojnë se kjo prirje është për shkak të faktit se janë gratë e moshuara ato që priren të kenë më shumë binjakë si arsye se gratë zgjedhin të krijojnë familje më vonë. Trajtimet e fertilitetit si fekondimi in-vitro ka të ngjarë gjithashtu të luajnë një rol.

4 – Speci djegës më i nxehtë në botë është aq i nxehtë sa mund t’ju vrasë

Piperi ‘Fryma e Dramoit’/ Shutterstock

Piperi djegës Dragon’s Breath (Fryma e Dragoit), “në shkallën së një arme” është aq i nxehtë sa është plotësisht vdekjeprurës. Nëse keni ngrënë një të tillë, mund të shkaktojë një lloj shoku anafilaktik, duke djegur rrugët e frymëmarrjes dhe duke shkaktuar mbylljen e tyre.

“E kam provuar me majën e gjuhës sime dhe thjesht digjte e digjte”, tha Mike Smith, kultivuesi hobi që krijoi ‘Frymën e Dragoit’ së bashku me shkencëtarët nga Universiteti Nottingham. Pra, pse duhet të bëni një piper kaq jopraktik? Siç rezulton, speci djegës fillimisht u zhvillua për t’u përdorur në trajtimin mjekësor si një anestetik që mund të mpijë lëkurën.

5 – Fanca vizitohet më shumë se çdo vend tjetër

Një grua duke ngrënë briosh në një kafene franceze/Shutterstock

Franca është një vend i bukur, i mbushur deri në buzë me verëra të shijshme, djathë të shijshëm dhe shumë romancë. Pra, nuk është çudi që shumë e më shumë njerëz duan të vizitojnë Francën se çdo vend tjetër në botë, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2017, vendi evropian priti 86.9 milionë njerëz. Spanja ishte destinacioni i dytë më popullor me 81.8 milionë vizitorë, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara (76.9 milionë), Kina (60.7 milionë) dhe Italia (58.3 milionë). Jeta është e bukur!

6 – Ishulli më i dendur i populluar në botë ka madhësinë e dy fushave të futbollit

Santa Cruz

Santa Cruz del Islote në arkipelagun e San Bernardos në brigjet e Kolumbisë me një sipërfaqe ndoshta vetëm sa madhësia e dy fushave të futbollit (dy hektarë), por ishulli artificial ka katër rrugë kryesore dhe 10 lagje. Pesëqind njerëz jetojnë në ishull në rreth 155 shtëpi. Sipas The Guardian, një hapësirë kaq e vogël e mbushur me kaq shumë njerëz, është ishulli me popullsinë më të dendur në botë.

7 – Ishujt Kanarie janë emëruar pas qenve, jo zogjve

Qenush Cocker Spaniel/Shutterstock

Mund të duket krjtësisht i drejtë supozimi se Ishujt Kanarie e kanë marrë emrin sipas zogjve kanarina, por në fakt vendi e ka marrë emrin vendndodhja në fakt u emërua prej një tjetër kafshe. Megjithëse është në brigjet e Afrikës veriperëndimore, arkipelagu në fakt është pjesë e Spanjës. Në spanjisht, emri i zonës është Islas Canarias, që vjen nga fraza latine ‘Canariae Insulae’ për “ishullin e qenve”.

8 – Indonezia është shtëpia e disa prej njerëzve më të shkurtër në botë

Burri dhe Gruja më të Shkurtër në Botë

Megjithëse kudo ka njerëz të shkurtër dhe njerëz të gjatë, Indonezia është shtëpia e disa prej njerëzve më të shkurtër në botë, sipas të dhënave të përmbledhura nga burime të ndryshme globale nga Telegraph në 2017.

Kur merren parasysh të dyja gjinitë, i rrituri mesatar është rreth 5 këmbë, 1.8 inç (prej 153 cm). Njerëzit në Bolivi nuk priren të jenë shumë më të gjatë, me një lartësi mesatare të të rriturve 5 këmbë, 2.4 inç (158 cm). Ndërkohë që njerëzit më të gjatë mes nesh jetojnë në Holandë, ku lartësia mesatare e të rriturve është 6 këmbë (83cm).

9 – Dhoma më e qetë në botë ndodhet në selinë e Microsoft në shtetin Uashington

Hundraj Gopal brenda Dhomës më të Qetë në Botë

Heshtja është e artë, siç thonë ata. Edhe pse ndoshta mund të mos vlejë aq shumë sa bizhuteritë dhe ari për shumicën e njerëzve, sigurisht që ky ishte qëllimi kryesor i atyre që e ndërtuan atë, të ishte dhoma më e qetë në botë. E vendosur në selinë qëndrore të Microsoft-it në Redmond, Uashington, dhoma e laboratorit mat një zhurmë sfondi prej -20.35 dBA, që është 20 decibel nën pragun e dëgjimit njerëzor dhe thyen rekordet e mëparshme për hapësirat që konsideroheshin si vendet më të qeta të planetit, sipas CNN.

“Sapo njeriu hyn në dhomë, atë menjëherë e pushton një ndjesi e çuditshme dhe unike që është e vështirë të përshkruhet”, tha për CNN Hundraj Gopal, një shkencëtar i linguistikës dhe audiologjisë/dëgjimit, projektuesi kryesor i dhomës anekoike në Microsoft. “Shumica e njerëzve e shohin mungesën e tingullit shurdhues, ndjejnë një ndjenjë të ngopjes në veshë ose ndonjë zhurmë. Tingujt shumë të dobët bëhen qartë të dëgjueshëm sepse zhurma e ambientit është jashtëzakonisht e ulët. Kur ktheni kokën, mund ta dëgjoni lëvizjen e saj. Mund ta dëgjosh veten duke marrë frymë dhe tingëllon disi me zë të lartë.”

10 – Marrëveshja e Parisit për Klimën nënshkruhet nga numri më i madh i vendeve ndonjëherë në një ditë

Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara, Gjenevë, Zvicër

Kur 174 liderë botërorë nënshkruan Marrëveshjen e Parisit në Ditën e Tokës në vitin 2016 në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, ishte numri më i madh i vendeve që u bashkuan ndonjëherë për të nënshkruar diçka në një ditë të vetme. Marrëveshja synon të luftojë ndryshimet klimatike dhe të përshpejtojë dhe intensifikojë veprimet dhe investimet e nevojshme për të forcuar përpjekjet globale për klimën.

©Kumtari.al

Read Previous

Basha e quan kuvendin e thirrur nga delegatët e partisë që “drejton”, kuvend hajnie

Read Next

Italia gjobit Amazon me 1 miliard e 128 milionë Euro