Exchange në Afganistan

Banka qendrore e Afganistanit tha të martën se është e angazhuar për sigurimin e qëndrueshmërisë së monedhës afgane, një ditë pasi ajo humbi pothuajse 12% të vlerës kundrejt dollarit, ndërsa vendin e ka kaluar një krizë e thellë ekonomike dhe inflacioni në rritje.

Tërheqja e ndihmave të huaja pasi talebanët morën kontrollin e vendit, ka lënë ekonominë e brishtë të Afganistanit në prag të kolapsit, me rritjen në një vlerë të paarritshme për njerëzit të çmimeve të ushqimit, karburantit dhe produkteve tjera bazë.

Këto pamje nga Afganistani ngjasojnë me ato të fillim viteve ‘90 në Shqipëri, kur vendi sapo kishte dalë nga komunizmi.

Read Previous

Rasti “Kavala”, Rama zgjedh Erdoganin përpara Sorosit

Read Next

Hapet kapaku i pusetës së plehrave…