“Euro në pikiatë”/ Bizneset letër BSH dhe qeverisë: Merrni masa, po falimentojmë!

Bizneset prodhuese dhe eksportuese po përjetojnë një situatë të vështirë financiare nga zhvlerësimi i euros. Për këtë arsye, ata i kërkojnë Guvernatorit dhe qeverisë të marrin masa emergjente.

Zhvlerësimi i euros po dëmton shumë prej bizneseve vendase që bëjnë tregti me vendet e huaja dhe pagujnë faturat me monedhën europiane. Për këtë arsye, ata kanë kërkojnë që Banka qendrore dhe ministria e Financave të marrin masa. Në një letër të shkruar nga shoqata të sektorëve të ndryshëm, thuhet se fenomeni nuk mund të lihet në ‘rënie të lirë’ me arsyetimin se çdo gjë e përcakton tregu.

Ky zhvlerësim i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit. Pasojat negative për tregun vendas do të jenë afatgjata dhe do të jetë e pamundur të kompensohen me disa efekte pozitive të përkohshme”, theksojnë në letër.

Më tej, në letër ata i drejtohen autoriteteve me 4 kërkesa, ku përvec vendimarrjes që do të normalizojë situatën, të bëhet edhe hetim dhe analizë e detajuar për këtë fenomen.

Euro po këmbehet këtë periudhë në nivelet më të ulëta historike. Efekti i rënies së saj ka nisur që nga marsi i vitit të kaluar kur 1 euro këmbehej 127 lekë, ndërsa sot në tregun valutor monedha europiane është zhvlerësuar ne 110 lekë.

Read Previous

Luhatjet e motit shtojnë virozat/ Mjekët: Probleme edhe me alergjitë, kujdes me antibiotikët

Read Next

Reagime pas mbirjes së barit në asfalt