Është ndarë nga jeta profesori dhe studiuesi i shquar Aleks Luarasi

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare profesori dhe studiuesi i shquar Aleks Luarasi, Profesor  i Historisë së Shtetit dhe të së Drejtës.

Po ashtu ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i K.M dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Ai është themelues i Shtëpisë Botuese “Luarasi University Press” (1998) dhe i Universistetit “Luarasi” (2003).

Në vitin 2018 u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë.

Read Previous

Kopja e parë e rrallë e Kushtetutës së SHBA / Teksti më i shtrenjtë i shitur në ankand

Read Next

Nga 29, 20 anëtarë të kryesisë së PD dega 3 Tiranë, vendosin për kuvendin e 11 dhjetorit