“Është mafia shqiptare që po sponsorizon dhe subvencionon këtë gjë”/ Berisha: Nuk ka asnjë provë kundër meje

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi disa herë sot se nuk ka asnjë provë ndaj tij.

Ai tha se ka mbështetjen e demokratëve dhe shqiptarëve në këtë betejë. Berisha tha se shqiptarët e dinë se ai betejën e bën për ta.

“Është mafia shqiptare që po sponsorizon dhe subvencionon këtë gjë. I vetmi problem që kam unë janë hapat që do ndërmarr. Nuk kanë asnjë fakt, asnjë citim dhe nuk do ketë kurrë, as për korrupsionin, as për lidhjet me krimin. Kush e ka bërë zgjidhjen e tij, e ka bërë. Vendimi është kryekëput politik. Vendimi i parë dhe ky i dyti.

Nuk është ky problemi im kryesor. Problemi im kryesor janë sot dhimbjet, vuajtjet e qytetrarëve shqiptarë në terrorin e çmimeve, në terrorin e varfërisë, në terrorin e vjedhjeve si të asnjë populli tjetër. Unë u besoj atyre. E kam thënë se u besoj shqiptarëve. Unë prapë do fitoj. Unë do mbroj interesat e tyre,” tha Berisha.

Sipas tij, këto vendime kanë për qëllim të godasin opozitën.

“Kjo është një e vërtetë absolute.

Pse u godit Sali Berisha nënte vite pasi nuk kishte firmosur me dorën e tij asnjë vendim ekzekutiv? Pse u godit Sali Berisha, pasi ai prej nëntë vitesh nuk kishte marrë asnjë vendim në PD dhe nuk kishte bërë asnjë takim publik.

Sali Berisha ishte autoritet moral. Ishte njeriu që rrëzoi diktaturën dhe anëtarësoi Shqipërinë në NATO. E transformoi Shqipërinë në çdo aspekt. Ishte njeriu që me qeverinë e tij luajti rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës. Ia doli që TAP-i të vijë në Itali pa gaz rus. Tani unë ndjehem shumë komodë kur dëgjoj udhëheqësit europianë që do e dyfishojnë. Mos harroni një gjë: asgjë më korruptive se gazi nuk ka mbi tokë. Shqipëria është i vetmi vend që refuzoi. Kjo është arsyeja pse TAP është sot një gazsjellës sovran nga Rusia.

Por shqiptarët kanë memorie. Nuk e duan Sali Berishën për këtë, por e kanë bindjen se këtë betejë po e bën për ta, nuk po e bën për veten e tij. Kanë një bindje se me eksperiencën që ka, do u japë një përgjigje të shpejtë probleme të mëdha me të cilën përballen,” tha Berisha.

Read Previous

Sanksionet nga Britania/ Berisha: Do ndërmarrë hapa ligjorë

Read Next

Meta në kuvendin e Kosovës: Krenarë për luftën e UÇK dhe çdo gjë që kemi arritur deri më tani