“Është jetik largimi i Ramës”/ Meta: Të bashkohemi më 11 shkurt në protestën kundër regjimit!

“Përgjegjësi kryesor për renditjen e Shqipërisë të parën në kontinent për korrupsionin dhe të dytën në botë për ryshfetin është Edi Rama”, deklaroi sot Kryetari i PL dhe ish-Presidenti Ilir Meta para media duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarëve që të bashkohen më 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër regjimit të Ramës.

“Sot është jetik dhe vendimtar largimi i Ramës, – tha Meta, – si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, i shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin, duke korruptuar deri edhe një ish-zyrtar të lartë të FBI dhe kompromentuar rëndë marrëdhëniet me SHBA, që për të kanë qenë gjithmonë marrëdhënie aferash dhe jo vlerash.

Ndaj i ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më ç’njerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një axhende antikombëtare shpopullimi.

Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.”

Read Previous

“McGonigal ndërhynte edhe në veting!”/ Berisha: Rama këtë herë duhet të trembet shumë nga shqiptarët

Read Next

‘Inceneratori i Tiranës, skenë krimi’/ Kryemadhi: Kam prova të reja!