Escobar mbërrin në selinë blu / Nis takimi i parashikuar me Bashën

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në selinë e PD i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Escobar u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe nga nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, për të vijuar takimin me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Escobar rreth orës 15:00 do të ketë një takim dhe me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00 do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

©Kumtari.al

Read Previous

Zelanda e Re do të ndalojë cigaret për brezat e ardhshëm

Read Next

Basha: Për qëndrimin e DASH në lidhje me çështjen Berisha do t’ju flasë Escobari vetë