Erdogani, nuk ka qenë kurrë ndonjëherë në kaq vështirësi

nga Steven A. Cook, Foreign Policy

Në Turqi, me sa duket, pulat po kthehen në kotec për të pushuar. Këto kohë kanë qenë disa muaj të tmerrshëm për partinë në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) si dhe për vetë presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Turqia është e izoluar ndërkombëtarisht, ekonomia e saj vazhdon të përkeqësohet, ka dyshime dhe diskutime për shëndetin e Erdoganit dhe shifrat në anketa për të dhe për AKP-n nuk duken të mira. Për një sërë vëzhguesish dhe opozitën turke, plasaritja e AKP-së është afër.

Partia Popullore Republikane, Partia e Mirë dhe të tjerët kanë mjaft besim dhe janë duke artikuluar dhe mbrojtur tezën e zgjedhjeve të parakohshme, duke bërë plane që t’i japin fund sistemit presidencial të Erdoganit dhe ta ritkhejnë Turqinë në sistemin e saj hibrid gjysmë-presidencial. Kjo mund të jetë pak e nxituar: një ligj i rreptë prej epokës së AKP-së ka qenë që Erdogani nuk mund të përjashtohet kurrë. Por gjithsesi, situata për presidentin dhe partinë e tij duket e zymtë. Me gjithë problemet që ka Turqia, ajo që i kanoset më së tepërmi dhe që përbën rrezik serioz për liderin turk është gjendja e përkeqësuar ekonomike.
Si rezultat i keqmenaxhimit të prodhimit bruto nga ana e Erdoganit, lira turke ka humbur rreth 75 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit gjatë dekadës së fundit, 45 për qind vitin e kaluar dhe 15 për qind vetëm të martën. Është e vërtetë që ekonomia e Turqisë – duke sfiduar të gjitha parashikimet dhe një pandemi globale – u rrit me 1.8 përqind në vitin 2020. Por tabloja e përgjithshme ekonomike për turqit e nivelit mesatar është e zymtë: inflacioni po kap nivelin e 20 përqind; papunësia është rritur në 14 për qind; dhe hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është rritur. Si kundërpërgjigje ndaj zhvlerësimit të Lirës, disa banka të mëdha turke ndërprenë veprimet e tyre në internet dhe njerëzit dolën në rrugë për të protestuar në disa pjesë të Ankarasë dhe Stambollit, duke paralajmëruar kështu demonstrata të mëtejshme edhe më të mëdha. Një nga mënyrat se si Erdogani është përpjekur që ta largojë vëmendjen nga dobësimi i pushtetit që sa vjen e rritet është të përmirësojë marrëdhëniet e Turqisë me fqinjët e saj. Është një ndryshim kursi që nga viti 2020 kur, për qëllime politike të brendshme, qeveria turke filloi një politikë të jashtme agresive, veçanërisht në Mesdheun Lindor. Dhe Ankaraja e ka arritur njëfarë suksesi duke ia dalë të dalë nga izolimi i saj. Toni i saj në marrëdhëniet e saj dypalëshe me qeveritë saudite dhe të Emirateve është përmirësuar vetë me anë të disa telefonatave dhe vizitave diplomatike nga udhëheqësit, megjithëse duket qartë se ende dashuria midis Turqisë dhe dy shteteve me peshë të Gjirit Persik nuk ka humbur tërësisht.
Gjithashtu turqit kanë ndjekur një kurs pozitiv në marrëdhëniet me Izraelin, por deri më tani, izraelitët nuk po thumbojnë. Ata kanë shumë pak arsye për t’i besuar Erdoganit. Së pari, dy turistë izraelitë u arrestuan së fundmi për fotografimin e Pallatit Dolmabahçe – një vend që autoriteti turk i turizmit shpesh e shfaq në materialet e tij promovues – dhe u akuzuan për spiunazh. Gjithsesi ata u liruan më pas, por episodi dukej si i stisur për të nxitur ndjenjat anti-izraelite dhe antisemitike në Turqi për qëllime politike.

Gjithashtu, në fund të tetorit, lideri turk i tha homologut të tij francez se Turqia nuk do të marrë pjesë në takimin e Parisit të 11 nëntorit për Libinë nëse Izraeli (si dhe Greqia dhe Republika e Qipros) do të merrnin pjesë. Izraelitët nuk morë pjesë, ndonëse zyrtarët grekë dhe qipriotë morën pjesë. Ajo që Erdogani dhe AKP nuk arrijnë të kuptojnë është se ditët kur Izraeli do të mund të përulej dhe lutej për lidhje të mira me Turqinë, pavarësisht përpjekjeve të Ankarasë për të lënë jashtë izraelitët nga takime të rëndësishme ndërkombëtare, lidhjeve të Turqisë me Hamasin dhe retorikës shpesh gjithë urrejtje të Erdoganit për Izraelin dhe izraelitët, është diçka që i përket së shkuarës.

Nga ana tjetër pastaj është Egjipti. Gjatë pranverës dhe verës, shtypi turk dhe mbështetësit e qeverisë (të cilët janë me të vërtetë një e njëjta gjë) herë pas here tregonin entuziazmin e tyre në lidhje me shfaqjen në sfond të normalizimit të marrëdhënive midis Turqisë dhe Egjiptit. Ajo që supozohej në Ankara ishte se egjiptianët do të shfrytëzonin këtë mundësi dhe se përmirësimi i marrëdhënieve me Kajron do të krijonte presion mbi qeveritë greke, qipriote dhe izraelite. Megjithatë, egjiptianët nuk kanë qenë aq të etur sa kanë llogaritur zyrtarët turq, pasi kanë keqkuptuar rëndësinë që presidenti egjiptian Abdul Fettah el-Sisi u kushton marrëdhënieve të vendit të tij me Greqinë dhe Qipron, të cilat i përdor për të ndihmuar kauzën egjiptiane brenda këshillave të Bashkimit Evropian.

Kur jemi duke folur për Evropën, nëse jo për kancelaren gjermane Angela Merkel, por evropianët mund ta kishin sanksionuar Turqinë për një sërë shkeljesh, duke përfshirë operacionet ushtarake në Siri, eksplorimin për nxjerrjen e gazit pranë Qipros dhe kërcënimet e vazhdueshme për të shtyrë emigrantët drejt Greqisë. Më shumë se çdo gjë tjetër, çështja e fundit më e rëndësishme qëndron në themel të marrëdhënieve të tensionuara BE-Turqi. Në vitin 2016, BE filloi të paguante Ankaranë për të strehuar sirianët e dëshpëruar në Turqi, në vend që t’i lejonte ata të shkonin në Evropë. Pavarësisht nga kjo marrëveshje, turqit kërcënonin në mënyrë të vazhdueshme se do t’i lënë sirianët (dhe të tjerët) të kalojnë, duke krijuar kështu një krizë të re refugjatësh dhe duke mbjellë potencialisht jostabilitet. Gjithashtu nga ana tjetër gjykatat turke po sfidojnë edhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ka vendosur se mbajtja në paraburgim e filantropit turk Osman Kavala, i cili akuzohet padrejtesisht për mbështetje të terrorizmit, është i padrejtë dhe se ai duhet të lirohet. Gjë kjo, e cila mund të rezultojë ose në pezullimin e të drejtës së votës së Turqisë në Këshillin e Evropës ose në përjashtimin nga ky organ.

Ndërsa kur bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara, qeveria turke bëri një marrëveshje të rëndësishme në takimin dypalësh mes presidentit Erdogan dhe presidentit të SHBA Joe Biden në samitin e G-20 në tetor, por kjo nuk ka rezultuar me ndonjë ndryshim të madh në marrëdhënietes tyre. Blerja dhe instalimi nga ana e Turqisë e sistemit mbrojtjes ajrore S-400, nga Rusia mbetet ende e pazgjidhur, Uashingtoni dhe Ankaraja janë gjithashtu në mosmarrëveshje rreth mbështetjes së SHBA-së për Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) në Siri dhe qeveria turke është e zemëruar që tashmë tre administrata amerikane kanë refuzuar ekstradimin e klerikut turk Fethullah Gulen. Edhe pse në këtë mjedis, Turqia ka kërkuar nga SHBA-të 40 avionë të rinj F-16 dhe pajisje të modernizuara për 80 të tjerë. Udhëheqja turke e ka bindur veten se marrëveshjet për avionët do të ndodhin, por administrata e Bidenit ka qenë disi e ndrojtur. Presidenti amerikan e bëri të qartë se ekziston një “proçes” për transaksione të tilla. Kjo ishte një mënyrë e sjellshme për të thënë se kjo çështje i takon Kongresit, ku tashmë ka kundërshtime ndaj marrëveshjes, që do të duhet të vendosë.

Është tërësisht e paqartë se çfarë do të duhej të bënte Turqia në sferën ndërkombëtare për të  pozitën e saj dhe për të ndihmuar ekonominë turke, veçanërisht pasi Erdogan nuk ka treguar asnjë tregues për rishqyrtimin e problemeve ekonomike që janë shkaktuar nga vetë ata. Për vite me rradhë, Erdogan i ka mëshuar fort hipotezave për një komplot të huaj të supozuar që përbëhet nga “lobi i normave të interesit”, CIA, sionistët, Perëndimin, miliarderin George Soros dhe të tjerë që kërkojnë të shkatërrimin e Turqisë, por për vetë turqit i vetmi shpjegim për situatën e rëndë ekonomike është keqmenaxhimi i vetë Erdoganit. Në veçanti, lideri turk ka minuar pavarësinë e Bankës Qendrore nëpërmjet emërim-shkarkime (The Revolving Door) të guvernatorëve që në mënyrë të vazhdueshme u nënshtrohen presionit politik pothuajse të pandërprerë. Erdogan vazhdimisht i ka anatemuar bankieret e Bankës Qëndrore Turke – përkundër çdo sensi ekonomik – për të mbajtur normat e interesit të ulëta. Dhe rezultati ishte, zhvlerësimi i madh i Lirës turke, gjë e cila e bën gjithçka më të shtrenjtë për turqit dhe bën kërdi në bilancet e kompanive turke që duhet të paguajnë kreditë në dollarë. Sigurisht që një Lira e lirë, ndihmon eksportet turke, por kostot sociale janë të mëdha.

Turqit më të varfër janë duke luftuar për mbijetesë. Në vend të politikave jo te drejta për norma të ulëta të interesit, një rritje doo të ishte në rregull. Persistimi i Erdoganit për uljen e normave të interesit bazohet në përllogaritjet e tij se kreditë e lira janë më efefktive për rritjen ekonomike dhe një rritje ekonomike është më favoruese për të politikisht, por nuk po funksionon kështu.

Por përveç problemeve të politikave të jashtme të cilat po rezultojnë të dëmshme për Turqinë si dhe sfidave të saj ekonomike tashmë janë shtuar edhe pyetjet rreth shëndetit të Erdoganit. Ndonjëherë ne ndonjë dalje publike ai nuk është dukur mirë Por përtej gjendjes aktuale të shëndetit të liderit turk e çuditshme është reagimi i ashpër ndaj çdo dyshimi dhe pyetjeje në lidhje me gjendjen e mirëqenies së tij. Një lloj i tillë reagimi është pasqyrimi i kultit të krijuar e personalitetit rreth Erdoganit, por kjo nuk është aspak e re. Ajo që shfaqet nga gjithë kjo është se këto lloj përgjigjesh e reagimesh të papërmbajtura lë të kuptohet hendeku në rritje midis asaj që thotë qeveria – jo vetëm për shëndetin e presidentit, por edhe për demokracinë dhe mbarëvajtjes në përgjithësi – dhe vetë realitetit. Këtu përfshihen zëdhënësit e qeverisë, zëdhënësit e mediave dhe agjitatorët e mediave sociale, të cilët janë përpjekur të mbushin hapësirën me gënjeshtra dhe presion. Numri i madh i njerëzve të burgosur apo gjendje arresti në Turqi si shkak i kritikave ndaj qeverisë është një tregues i qartë se vetë Erdogani dhe AKP po bindin gjithnjë e më pak njerëz për mençurinë e agjendës së tyre.

Përpjekja për të forcuar pozitat politike bëhet gjithë e më tepër një rreth vicioz në të cilin zyrtarët qeveritarë dhe shtypi vazhdojnë të ofrojnë një narrativë komplet ndryshe nga ajo që vërtetë njerëzit përjetojnë në përditshmërinë e tyre, duke ngritur kështu më shumë pikëpyetje rreth Erdoganit dhe administrimit të partisë – dhe si rezultat i gjithë kësaj ka rritet numri i arrestimeve, gënjeshtrat rriten, më shumë pikëpyetje shfaqen si dhe gjithnjë e më shumë turq enden dyerve të gjykatave dhe si rezultat paralel me gjithë këto përkeqësimi i vazhdueshëm i Erdoganit dhe pozicionit politik të AKP-së. Kjo ka filluar tashmë të shfaqet në sondazhet e fundit, të cilat tregojnë se Erdogan humbet një garë presidenciale kundër kryebashkiakëve të Ankarasë ose Stambollit, si dhe parasheh që liderja i Partisë së Mirë të dalë fituese ndaj Presidentit.

Nëse Turqia nën udhëheqjen e AKP-s do të ishte bërë çelësi kryesor i një sëre përmbysjesh demokratike, duke i hapur rrugën kështu Hungarisë, Polonisë dhe madje edhe Shteteve të Bashkuara, ndoshta ajo tani është në përballë të një domosdoshmërie korrigjimi demokratik. Sigurisht që, është e vështirë të parashikohet, por është mëse e vështirë të imagjinohet që një sërë problemesh të Turqisë, veçanërisht problemet e saj ekonomike, nëse ato vazhdojnë, nuk do të kenë ndikim në të ardhmen elektorale të AKP-së. Në të njëjtën kohë, është gjithashtu e vështirë të imagjinohet se Erdogan është i gatshëm të humbasë zgjedhjet në mënyrë të drejtë. Ajo që i mbetet opozitës turke është që vetëm mundet të shpresojë.

©kumtari.al

Read Previous

LSDM nuk e ‘lut’ Zaevin, pranon dorëheqjen e tij

Read Next

Rrëfehet Fifi: “Jam dhe do të jem konkurrentja më e fortë e Big Brother Vip”