Erdogan viziton Ballkanin në shtator

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, ka njoftuar të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, shkroi Anadolu Agency. Sipas kryediplomatit turk, kjo vizitë konfirmon përkushtimin për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Vizita që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, ka thënë Cavusoglu në hapje të konferencës së 13-të të ambasadorëve të mbajtur në Ankara.

Ai foli edhe për rolin e Turqisë dhe operacioneve të saj ushtarake në veri të Sirisë.

“Vendi ynë ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë e miliona sirianëve, kështu që Nuk mund të pritet që ne të ulemi me duar të mbledhura kundër sulmeve të terroristëve të YPG/PKK-së”, ka thënë Cavusoglu.

Read Previous

Petrit Vasili: Batërdinë e vjedhjes se ASHR me tenderët e rrugëve vetëm SPAK-u nuk e sheh!

Read Next

Protesta/ Qytetarët lyejnë me bojë muret e Ministrisë së Brendshme