Era e fortë dëmton serat e prodhimit të luleshtrydheve

Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë vendin  ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë në Fier dhe Lushnje. Fermerët thanë se janë shkatërruar të mbjellat me shalqi, pjepër dhe luleshtrydhe, ndërsa kanë humbur besimin se mund të dëmshpërblehen nga qeveria.

Dëmet përllogariten mbi 150 mijë lekë për secilën serë. Fermeri Fitim Lanaj foli për Report Tv duke thënë se nuk ka asnjë shpresë që të ndihmohet nga shteti pasi ka pasur dëmtime edhe më parë dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë.

“Era na ka bërë shumë dëme dhe nuk presim asnjë ndihmë nga shteti. U përmbytëm këtu, erdhi ministria e bujqësisë, tha u takon për të marrë lekë. Erdhëm në Fier thanë nuk u takon. Era më ka bërë 1 dynym dëm. Nuk mbaj shpresë tek asnjëri. Duhet riparuar se prishet bima. Shteti po na gënjen, thotë ka punë mos ikni, ne jemi të detyruar të ikim”, tha Lanaj.

Read Previous

Arrestohet 23 vjeçari/ Dyshohet se hidhte në treg monedha fallso

Read Next

Evis Kushi paralajmëron ndryshime në maturën shtetërore