Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Omicron do të bëhet mbizotërues në javët që vijnë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka thënë në “ABC e Mëngjesit” se varianti i ri i CVOID, Omicron do të jetë mbizotërues në Shqipëri në javët që vijnë.

Ai ka shtuar se kjo gjë nuk duhet parë si një lajm ikeq, pasi ka arritur të spostojë Deltën.

“Është një parashikim bazuar se me çfarë po ndodh në shtetet e tjera. Po shihet që ka një kohë të dyfishimit të rasteve prej 3.2, 3.6., kohë më e shkurtër se çe kishin variantet e tjera.

Të paktën e ka mundësinë për tu bërë dominant. Britania e Madhe që është popullatë më e ngjashme me ne dhe popullatë europiane. Ka një tendenc për ta pasur dominant në ditët dhe javët që vijnë. Edhe ne e kemi shumë të qartë që gjithmonë vala kështu ka ardhur.

Nuk ka ndonjë çudi, a do të ndodhi në janar, a do të ndodhi në shkurt.”

©Kumtari.al

Read Previous

Buka e gojës dhe goja e mendjes

Read Next

Udhëtimi i Blinken synon të forcojë lidhjet e SHBA me Azinë Juglindore, mes tensioneve në rritje me Kinën