Enver Bytyçi: Mbyllja e kolegjit turk, nënshtrim i Ramës ndaj Erdogan

Studiuesi i politikës ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar mbylljen e Kolegjit turk nga qeveria Rama.

Bytyçi e quan vendimin e pa argumentuar të qeverisë si nënshtrim ndaj kërkesave të presidentit të Turqisë Erdogan.

Postimi i Bytyçit: 

Qeveria shqiptare ka mbyllur Kolegjin turk “Mehmet Akif” te sheshi “Ataturk” i Tiranes, ose sic quhet ndryshe “Kryqezimi i 21 Dhjetorit”, date qe perkujton vdekjen e diktatorit sovjetik, Josif Stalin! Per shkak te atij kolegji sheshi mori emrin e udheheqesit epokal te Turqise, Qemal Ataturkut.

Kolegji eshte themeluar ne vitin 1992 nga shoqata “Vakef” e klerikut Fethullah Gulen dhe ka nxjerre ne gati 30 vite personalitete te kultures, shkences dhe administrates shteterore shqiptare! Ka plot prej atyre qe kane mbaruar kete kolegj dhe shkelqejne ne politike, biznes, art, kulture, gazetari, ne lidhjet nderkombetare e diplomaci!

Megjithate ky kolegj u mbyll me nje urdher arbirtrar te qeverise shqiptare! Nga pikepamja ligjore, shkelja qendron ne faktin se godina ne fjale eshte marre me qera per 99 vite! Shoqata e “Vakef” ka te gjitha shanset qe ta fitoje betejen ligjore brenda e jashte vendit dhe kjo mund t’i kushtoje Shqiperise dhjetera ose qindra milione dollare amerikane!

Nga pikepamja politike ky vendim shkon ne pajtim me rekomandimet dhe kerkesat-ultimatum te presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan, per mbylljen e shkillave te Gulen dhe keto kerkesa publike do te behen ndoshta shkak per dy ose tre fishimin e gjobes se gjykates ose arbirtrazhit nderkombetar!

Ajo qe eshte akoma me shqetesuese ka te beje me faktin se Bashkia e Tiranes do ta shnderroje kete prone publike te sekustruar ne nje shesh ndertimi per nje ose me shume grataciela te tjera! Pra, ne vend te dijes aty do te lulzoje krimi i pastrimit te parave!

Kjo eshte qeveria qe nuk e duam!

Read Previous

Skandal/ Rama nën urdhrat e Erdogan, mbyll kolegjin “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë

Read Next

BE mohon ekzistencën e dokumentit për Kosovën që përhapi media e Baton Haxhiut