Ende qarkullojnë thashetheme për mosmarrëveshje midis dukeshave

Meghan Markle u përball me Dukeshën e Kembrixhit për sjelljen e vrazhdë të saj ndaj stafit të Pallatit Kensington, ka pohuar Kirstie Allsopp.

Kirstie, e cila ka lidhje të ngushta me Camilla, tha se Kate Middleton mbeti në lot gjatë një debati me Meghan në maj 2018. Meghan përdori një intervistë me Oprah Winfrey në fillim të këtij viti për të pretenduar se Kate Middleton e bëri të qante, gjatë një mosmarrëveshjeje për fustanet e shoqërueseve të nuses, përpara dasmës së saj me Princin Harry.

Por prezantuesja e “Location, Location, Location” Allsopp i tha Telegrafit se Dukesha e Sussex nuk përmendi një tjetër mosmarrëveshje mbi sjelljen e pretenduar të Meghan. “Kate nuk e humb kurrë durimin e saj, por ajo zbuloi se Meghan po tregohej e vrazhdë me stafin në Pallatin Kensington dhe ajo ishte e zemëruar me të”, tha Kirstie. “Më pas, Kate shpërtheu në lot sepse kishte humbur kontrollin dhe ajo mori lule nga Meghan në pëpjekje për të rregulluar gjërat.”

©Kumtari.al

Read Previous

Emmanuel Macron akuzohet se po përpiqet të ‘rehabilitojë’ Mohammed bin Salman

Read Next

Ligji për Referendum / Protesta në të gjithë Serbinë / Vuçiç: Nuk do ta shfuqizoj ligjin