EMRAT/ U ekzekutua nga vëllai, zbardhet emri i viktimës, nga të shtënat me armë iu vra dhe bashkëshortja

Zbardhet emri i një prej viktimave të krimin në familje sot në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Dritan Muskurti është një prej viktimave, ndërsa nuk nga te shtënat u vra dhe Nora Muskurti, bashkëshortja e tij. Dyshohet se ka qenë vëllai që ka vrarë vëllain me armë dhe më pas kunatën.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Tiranë/Të shtëna me armë zjarri tek ‘Rruga e Kavajës’/ dyshohet për dy të plagosur

Read Next

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës